Zemra Love
Rregjistrohu ne forumin tone.
Zemra Love
Rregjistrohu ne forumin tone.
Zemra Love
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Zemra Love

Zemra Love
 
PortalForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Mirese vini  ne forumin tone...... ku vec dashuri gjeni.

 

 Qumështi i gjirit… ruhet i freskët deri në 4 ditë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Nita
Moderator
Moderator
Nita


Posts : 89
Join date : 15/01/2010

Qumështi i gjirit… ruhet i freskët deri në 4 ditë Empty
MesazhTitulli: Qumështi i gjirit… ruhet i freskët deri në 4 ditë   Qumështi i gjirit… ruhet i freskët deri në 4 ditë Icon_minitimeThu Jan 21, 2010 5:10 am

Qumështi i gjirit mund të ruhet i freskët në frigorifer deri në katër ditë pa humbur vlerën e tij ushqyese ose të krijojnë baktere, sipas një hulumtimi të një shkalle të vogël. Udhëzimet mbi ruajtjen e sigurtë të qumështit të gjirit janë të ndryshme. Përgjithësisht, vlerësohet se qumështi mund të mbahet në frigorifer në katër gradë, për një kohë nga 5 - 8 ditë, edhe pse idealja do të ishte të konsumohej brenda 2 - 3 ditëve. Megjithatë shumë studime mbi ruajtjen e qumështit të gjirit janë përqëndruar te rreziku i akumulimit të baktereve dhe jo tek integriteti i përgjithshëm i qumështit, sipas studiuesit Dr. Richard J. Schanler dhe ekipit të tij nga Universiteti Spitalor North Shore, i Nju Jorkut. Studiuesit ruajtën mostrat e qumështit të gjirit të 36 nënave në një frigorifer të njësisë për kujdesjen intesive të foshnjeve të sapolindura. Qumështi që nënat mblodhën në shishe rreth një muaj pas lindjes së fëmijës u ruajt në katër gradë celsius dhe u analizua pas 24, 48, 72 dhe 96 orëve. Gjatë kësaj kohe hulumtuesit vëzhguan ndryshime minimale në përbërjen e qumështit - në lidhje me nivelin e baktereve, aciditetin, proteinat imunitare nga nëna dhe acideve yndyrore të dobishme. Gjetjet vërtetojnë se qumështi i gjirit mund të ruhet i freskët në frigorifer për 96 orë pa u rrezikuar integriteti i tij, përmendin Schanler së bashku me ekipin e tij kërkues në revistën Journal of Pediatrics. Edhe pse zbulimet rezultuan nga njësia intensive e kujdesit neonatal përputhen plotësisht me rekomandimet tipike për ruajtjen e qumështit të gjirit në frigoriferin e shtëpisë dhe se e mira do të ishte të konsumohej brenda pak ditëve, pavarësisht se mund të rezistojë akoma edhe më shumë. Për sa i përket ruajtjes në shtëpi specialistët rekomandojnë përdorimin e shisheve të pastra prej qelqi, që nuk përmbajnë substancën kimike visfenoli A. Çdo shishe duhet të shoqërohet nga etiketa përkatëse dhe të vendoset në pjesën e pasme në brendësi të frigoriferit në katër gradë celsius ose më shumë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Qumështi i gjirit… ruhet i freskët deri në 4 ditë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Nje nepalez "martohet" me nje ... qen per t'i sjelle fat, por vdes tre dite me pas

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Zemra Love :: Njeriu edhe shendeti :: Njeriu edhe shendeti-
Kërce tek: